NETFLIX ka rritur shumën e parave në fondin për ndihmë emergjente të periudhës së koronavirusit me 50 milionë dollarë, duke e çuar totalin për punëtorët e prodhimit të zhvendosur në 150 milionë dollarë, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Produksioni i filmit dhe TV-së është mbyllur në të gjithë botën, ndërsa njerëzit strehohen në shtëpi për të ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit.

Mbylljet e papritura i lanë pa punë qindra mijëra anëtarë të kastit të produksioneve.

Në muajin mars, Netflix njoftoi se kishte krijuar një fond prej 100 milionë dollarësh për të ndihmuar punëtorët më të goditur të produksioneve të tyre dhe të tjerët në fusha ku Netflix ka një bazë të madhe prodhimi.

Disa nga paratë po alokohen përmes grupeve jofitimprurëse që po e ndihmojnë industrinë gjatë krizës së koronavirusit.

Kompania deri më tani ka ofruar ndihmë në SHBA, Kanada, Britani, Itali, Francë, Meksikë, Spanjë, Brazil dhe Holandë.