Imer Gashi është djali i parë i Sefë Gashit nga Fshati Mleqan. Ndryshe nga Xhaferi i cili nuk e kishte kultivuar muzikën, Imer Gashi bashkë me katër vëllezërit e tjerë, tashmë të ndjerë, Osmanin, Ibrahimin, Ismetin dhe Beqirin, përbënin një prej grupeve më të njohur folklorike, “Bijtë e Sefës”.

Mirëpo, lidhja dhe harmonia që kishin mes vete, bëjnë që ai ta ndjej çdo ditë e shumë mungesën e tyre.

Që të gjithë vëllezërit, folklorin e kishin të trashëguar nga babai i tyre, Sefa, prandaj edhe kishte rrjedh emri i grupit folklorik, “Bijtë e Sefës.