Policia e Kosovës ka bërë ditur se një person në Podujevë ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar, raporton Llapi.info.

Sipas PK-së, nga i dyshuari janë konfiskuar një pistoletë dhe katër fishekë.

“Është raportuar se pas disa të shtënave gjatë një ahengu familjar, nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar është konfiskuar një pistoletë me katër copë fishekë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thotë PK./Llapi.info