Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në një konferencë për media për çështjen e zgjedhjes së presidentit teksa afrohet 6 tetori.
Ai ka përmendur unitetin e treguar për miratimin deklaratës së Kuvendit të Kosovës për gjyqin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK’së, raporton Express.
Kreu i LVV’së ka thënë se nuk është punë e mençur që në këtë kohë të shkohet në zgjedhje e të hyhet në rivalitete të ashpëra zgjedhore.
“I kemi gjashtë ditë. Është e domosdoshme të kemi takime të reja. Në njërën anë na duhet strategji për të pandehurit në Hagë dhe në anën tjetër duhet të kemi stabilitet. Nuk besoj që është punë e mençur të hyjmë në rivalitete të ashpëra zgjedhore. Prandaj duhet të ketë takime dhe unë besoj që do të mund të ulemi e diskutojmë dakordësinë e se hënës ta vazhdojmë edhe më tej”, ka thënë Kurti.






