Mijëra simpatizantë të së djathtës në Gjermani, kanë dalë rrugëve për të protestuar në qytetin lindor të Chemnitzit.

Shkak për këtë është bërë vrasja me thikë e një gjermani, dhe dyshohet se autorë janë dy emigrant, një sirian dhe një irakian

Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur, pasi protesta ka qenë e dhunshme.

Protestuesit mbanin parulla të tilla si “Ne jemi populli”, “Ndaj përmbytjes nga refugjatët”, “Do shpëtojmë Europën” etj.