Një tjetër grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në Podujevë, raporton Llapi.info.

Në një pompë të derivateve, nën kërcënim të armës, janë vjedhur para të gatshme dhe cigare. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.

“Podujevë, 13.06.2021 – 04:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se katër persona të maskuar, nën kërcënim të armës së zjarrit i kanë grabitur para të gatshme dhe cigare. Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor, pasi që ishte i lënduar në kokë dhe ishte i shqetësuar. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore”, ka njoftuar PK.

Siç ka mësuar Llapi.info, ngjarja ka ndodhur në fshatin Sfeçël, ku kanë qenë katër grabitës. Nga po i njëjti, janë vjedhur rreth 800 euro dhe rreth 40 pako cigare.

Duhet theksuar se një tjetër rast i tillë ka ndodhur edhe të shtunën që lamë pas, ku janë arrestuar nga Policia e Kosovës tre të dyshuar./Llapi.info  

Grabitje në Podujevë, Policia i kapë menjëherë tre persona