Një person është sulmuar dhe grabitur sot në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Nga ky rast janë grabitur disa para, ndërkohë që Policia e Kosovës ka arrestuar menjëherë tre persona të dyshuar. Rastin e ka bërë të ditur Policia në një komunikatë për medie.

“Prishtinë, 12 qershor 2021-Sot, rreth orës 15:00, është raportuar për një grabitje e cila ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Podujevë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer nga tre persona të dyshuar të cilët, kanë sulmuar fizikisht ankuesin dhe pasi i kanë grabitur një shumë parash, kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore të Podujevës ai që ka mundësuar, identifiikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar.  Personat e dyshuar

-Sh.S, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

-Sh.S, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

-M.S, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë./Llapi.info