Një grabitja ka ndodhur në fshatin Gllamnik të Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Sipas PK-së, një personi në shtëpinë e tij i janë grabitur 150 euro, unaza dhe ora e dorës.

“Fsh. Gllamnik, Podujevë, 30.06.2020-22:30.  Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se derisa ka qenë ne shtëpi, dy të dyshuar të maskuar dhe të armatosur e kanë lidhur e me pas i kane grabitur 150 euro, unazën dhe orën e dorës dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Policia.

Pa dhënë detaje tjera, rasti në Polici është cilësuar si “grabitje” dhe i njëjti është klasifikuar tek incidentet kriminale./Llapi.info