Prokurori publik i Schleswig-Holstein në Gjermani është duke përgatitur dokumentet e nevojshme për të ekstraduar te autoritetet e Spanjës, liderin katalunas, Carles Puigdemont.

Në Madrid ai do të përballet me akuzat për rebelim dhe thyerje të rendit publik, pas referendumit të mbajtur në vjeshtën e kaluar, me çka Katalonia synonte që ta shpalle pavarësinë, shkruan DË, përcjell Klan Kosova.

Përveç vendimit për ekstradim, gjykata ka vendosur që ai më të mos arrestohet, me arsyetimin se nuk paraqet rrezik.

Nga marsi i këtij viti, Puigdemont, është mbajtur në burg nga Gjermanisë, me kërkesën e Spanjës./Klan Kosova/