Gruaja e një ish-sherifi të Arizonas vritet përderisa po kalëronte në pronën e rançit të saj. Duket se dorasi është një burrë meksikan që po kalonte kufirin mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara.

Në kërkimin që bëjnë sherifi i dikurshëm dhe ai aktual, jetët ndryshojnë përgjithnjë. Drama western e vitit 2014, në regjinë e Michael Berryt, shpalos se fajtorët e tragjedisë janë po aq kompleksë sa telashet dhe tensionet mes dy popujve që jetojnë në dy anët e kufirit.

Sipas kritikëve, filmi, ku luajnë Eva Longoria, Michael Peña, Ed Harris dhe Amy Madigan, përkap dëshpërimin e imigrantëve ilegalë meksikanë dhe mllefin që hasin sapo kalojnë në anën amerikane të kufirit.