Artisti britanik Gareth Fuller, me ilustrime të dendura e vizatime topografike, analizon fenomenologjinë e një vendi. Kërkimi i tij shpesh nis me shëtitje të ngjeshura – që arrijnë ndonjëherë në qindra milje – mes rrugësh gjarpërore, përgjatë autostradave dhe ndërtesave e pikave kulturore.

Është një rutinë me të cilën është mësuar artisti derisa u detyrua që të vetëkarantinohet për 14 ditë.

Me vendndodhje në Pekin, Fuller u rikthye në kryeqytetin kinez nga Kuala Lumpuri në mbrëmjen e 3 marsit, tek iu bë me dije se to t’i nënshtrohej një vetizolimi të detyruar dyjavor nën rregullat e reja për të ngadalësuar shpërndarjen e koronavirusit.

“Ishte e natyrshme për mua ta dokumentoja përvojën time”, ka thënë ai në një intervistë përmes telefonit, tani i lirë nga karantina. “Vendosa t’i hartografoja katër muret ku isha i mbyllur dhe shihni se ku më dërgoi kjo në mënyrë kreative”.

Secilën ditë gjatë këtyre dy javëve Fuller pikturoi përvojat dhe mendimet e tij nga apartamenti i tij prej 54 metrash katrorë. Rezultati është një varg prej 14 vizatimesh të quajtura “The Quarantine Maps”.

Fuller kaloi mëngjese duke vëzhguar atë që ishte përreth tij – orenditë e tij, lajmet nga televizioni dhe radioja, lëvizjet jashtë dritares dhe vendimet nga bisedat e gjata me të shoqen, e cila po ashtu ishte në karantinë.

Pasditet e vona dhe mbrëmjet kaloheshin duke vizatuar në fletoren e tij të skicave. “Ti përfundon duke shpenzuar më shumë kohë në hollësira, duke u fokusuar në to, duke hyrë në detajet e subjekteve të caktuara për të cilat zakonisht nuk ke kohë. Dita jote është shumë më shumë e planifikuar dhe më pak reaguese”.

Brenda katër mureve

Katër hartat e serisë fokusohen në banesën e Fullerit. Ai paraqet krevatin ku ai kaloi shumicën e ditëve duke lexuar dhe dëgjuar radio, dhe projektorin të cilin e shmang në rast se ai bie në kurthin e shikimit të filmave për orë të rëra. Ai vizaton tavolinën e tij dhe të gjitha pajisjet parandaluese që mblodhi para se të mbyllej. Në fund, shtëpia e tij e bën klaustrofobik dhe ai kalon disa orë në ballkon, duke shikuar nga aty rrugët e qeta të Pekinit, duke dokumentuar botën poshtë.