Java e ardhshme sjell zbulimin e një murali të madh, nëntë metra të gjatë, të George Michaelit – dhe prapë mund të mos jetë i madh sa duhet.

Prejse ylli i popit vdiq në Ditën e Kërshëndellave më 2016, në moshën 53-vjeçare, legjenda e tij vetëm sa është rritur, e mbështetur nga katalogu i tij me hite, imazhi i tij në zhvillim si ikonë e të drejtave të homoseksualëve, aktet e tij të bujarisë dhe, siç e provoi përshkrimi i tij në Extras, fakti që dukej fort dëfryes, shkruan “The Guardian”, transmeton KOHA.

Atëherë nuk ka trysni për atë që po bojatis gjithë këtë gjë në një mur ndanë rrugës kryesore në Kingsbury, lagjja veriore e Londrës aty ku u rrit këngëtari.

“Unë sikur po e nënvlerësoj atë se sa popullor ai ishte”, thotë Dawn Mellor, 50 vjeç, që i është përveshur punës.

Ka lindur në Manchester dhe është rritur në Derbyshire. Është një prani e gjallë dhe e ngrohtë, me sy shpues e me një kokë të rruar.

Mellor, që është pagjini (jo-binar), është në ditën e dytë të pikturimit kur flasim përmes Zoomit. E kalon gjithë ditën duke ngjitur e zbritur shkallët, sa herë e lejon shiu, dhe tani piktura, në çdo kuptim, ka nisur të bëhet e qartë.

Nëse një mural kushtuar Michaelit duket i pashmangshëm, e tillë nuk është zgjedhja e Mellorit.

Për një gjë, Mellori nuk është “një super-fans”. Mendon se “pjesa më e madhe e portretit është goxha i tmerrshëm, si kryevepër”.

Në fakt, komisionimi (nga Studio Voltaire) është një risk që, siç e thotë Mellori, “puna të cilën shpesh e bëj, në sytë e disave, do të duket larg prej të qenët e respektueshme apo e denjë për homazh”.