Policia e Kosovës ka arrestuar, e më pas i ka liruar dy persona në Podujevë, pasi që të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri, njofton Llapi.info.

“Podujevë 05.07.2020 – 12:53. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri. Nga të dyshuarit është konfiskuar arma AK-47 me 24 fishek dhe gjashtë gëzhoja. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./Llapi.info