Jo secili libër është për secilin, dhe jo secili libër mbi depresionin është për secilin të depresionuar. Por pyetja që mund të bëhet për çfarëdo libri të shëndetit mendor në lidhje me rasion d’être të tij, është: a mund të ndihmojë dikë?

“The Hilarious World of Depression” nga John Moe, nikoqiri veteran në “National Public Radio” dhe krijues i një serie podcasti sipas të cilit mori emrin edhe ky libër, mund të jetë veçanërisht vegël e vyeshme për ata që janë rritur në familje ku kërkimi i terapisë është parë si dobësi, ata që nuk e kanë gjuhën për sëmundjen mendore dhe sidomos për burrat mbi moshën 50-vjeçare e përpjetë, shkruan “The New York Times”. Nëse po kërkoni një libër për Ditën e Babait, për një baba që është i depresionuar dhe është i vetëdijshëm për gjendjen e tij e shmanget nga trajtimi, ky është libri i duhur.

Tonalisht, libri mund të përshkruhet më së miri si një “Americana hokatare”, pushkë me vinjeta me referenca kulturore. Moe shkruan për mosdashjen e tij të hershme për t’u marrë me traumat e tij, transmeton KOHA. “Unë doja të vendosja njëfarë armëpushimi të tendosur, duke e lënë jetën time të ishte si shtetet e Lindjes së Mesme që e urrejnë njëra-tjetrën. Do të ketë hedhje në erë të veturave, por atdheu është atdhe”, shkruan ai.

Humori i Moes është më i mprehtë universalisht kur përshkruan prirjen depresive për rezonim të gabuar, veçmas në aspektin e vetatribuimit negativ dhe mendimeve vetëshkatërruese. Një problem me depresionin klinik është se ai flet me atë që tingëllon sikur zëri i vetë vuajtësit; kështu, edhe përkundër terapisë, mjekimit të duhur dhe vetëndërgjegjësimit, një person me depresion ende mund ta ketë të vështirë të shquajë një mendim të shfytyruar prej së vërtetës objektive. Moe përkap edhe këto pika qorre.