Ky është përkushtimi i aktorit për filmin “The Joker”

Regjisoirit i filmit më të ri që do të dal këtë vjeshtë “Joker” iu është dashur me muaj të tërë ta bind aktorin Joaquin Phoenix, që ta luaj këtë rol, por pasi që u bind ai e morri me tërë seriozitet dhe ka humbur kilogram për ta luajtur rolin.

Filmi ende nuk iu dhënë një datë të lansimit deri në fund të këtij viti, mirëpo fansat kanë arritur të shkrepin një foto të aktorit para se të filloj të aktor në vitin e kaluar, raporton “Unilad”, trasnmeton lajmi.net.

Tani trailer i filmit është lansuar dhe në një skenë të filmit aktori shihet pa rroba dhe shihet qartë se aktori ka humbur jashtëzakonisht shumë peshë. Një tjetër skenë në dhomën e tij të ndenjës me krahët e tij përmbi kokë shihen brinjët e ti të ngjitura në kontrast alarmant me stomakun e tij të vogël.

Aktorët e tjerë në disa intervista kishin treguar se skenat duhet të filmoheshin shumë shpejt, sepse Joaquin kishte humbur shumë peshë sa që nuk kemi pasur kohë për t’i ri filmuar më vonë.

“The Joker” është një karakter që e kemi parë edhe më herët, por tani shohim një version të ri të filmit.

Trailer më poshtë.