Tash e sa kohë fëmijët kanë mbajtë mësimin online për shkak të pandemisë.

Përveç për të vegjëlit, kjo periudhë ka qenë shumë e vështirë edhe për prindërit pasi gjatë gjithë kohës është dashtë të ndihmojnë fëmijët me detyrat.

Gjatë kësaj kohe ka punuar shumë edhe Vis Azizi.

Visi i cili është në klasën e parë në shkollën “Hasan Prishtina”, përveç mësimit çdo ditorë ka punuar edhe shumë projekte të tjera.

7 vjeçari në këta tre muaj ka punuar për një libër me 600 faqe.

Ky libër është i mbushur me detyra dhe punime të ndryshme të cilat janë realizuar gjatë periudhës mars-qershor 2020.

Mësuesja e Visit, Arbnesha Shehu ka qenë përkrahëse shumë e madhe e 7 vjeçarit dhe e gjithë klasës së saj.

Ndryshe, Vis Azizi është një djalë shumë punëtorë, i pëlqen të lexoj e po ashtu e do edhe matematikën.

Kohën e lirë e kalon duke bërë sport si futboll, basketboll e karate.