Lokale - eSIMy

Pasi vendosi t’i qëndrojë besnik Atletico Madridit verën e kaluar, portieri Jan Oblak ka treguar se ai e mori këtë vendim pasi që beson se kjo është mënyra e mirë për të arritur deri te triumfi në gara të ndryshme.

Para se të fillonte ky sezon, për portierin slloven raportohej se ai do të largohej nga klubi madrilen, mirëpo ai vendosi përfundimisht të qëndronte në Wanda Metropolitano. Tani ai e ka zbuluar edhe arsyen që e shtyu ta marrë këtë vendim, transmeton Gazeta Express.

“Gjatë verës, unë preferova të qëndroj këtu dhe të mos filloj të bisedoj me klubet e tjera sepse agjenti im dhe njerëzit e tjerë në Atletico Madrid kujdesen për këto gjëra”, ka thënë Oblak për revistën FourFourTwo.

“Unë vendosa të qëndroj këtu sepse besoj në projektin që e ka krijuar klubi këtu, bashkë me trajnerin, si dhe mendoj se kjo është mënyrë më e mirë për të fituar tituj”.

“Gjithçka është e mundur në të ardhmen sepse këto gjëra ndryshojnë nga dita në ditë. Unë e kam të pamundur të them se do të qëndroj këtu për shumë vite të tjera sepse ti nuk mund ta dish se çfarë do të ndodhë në janar apo në qershor sepse gjërat ndryshojnë shumë shpejt”.

“Premierliga është një ligë interesante. Është e bukur dhe në një pikë, unë dua të marrë pjesë në këtë garë. Mund ta paramendoj veten duke luajtur aty, por nuk e di se kur. Ndoshta vitin tjetër, ndoshta pas dy, pesë apo dhjetë viteve”.