Lokale - eSIMy

Një mosmarrëveshje mes dy vëllezërve në Pejë ka përfunduar me sulm me mjet të mprehtë nga njëra palë. Ky i fundit është arrestuar. 

Rasti, policia njofton se ka ndodhur të shtunën rreth orës 13:30 në fshatin Llabjan të Pejës.  “Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili fillimisht pas një mosmarrëveshje verbale ka sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë vëllanë e tij, viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima si pasojë e lëndimit në pjesën e gishtave të dorës ka marrë tretman mjekësor”, raporton PK-ja. 

I dyshuari, pas intervistimit me vendimin e prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.