Lokale - eSIMy

Sot në orën 16:15 do të zhvillohet ndeshja mes dy rivalëve të përbetuar spanjollë, Barcelonës dhe Real Madridit, në Camp Nou. Megjithatë, për këtë ndeshje diskutimet fillojnë para se të nisë loja, pasi që analizohen statistikat e këtij sezoni për ta parashikuar fituesin e mundshëm.

Në këtë ndeshje do të mungojnë dy protagonistët e El Clasico-ve të kaluara, argjentinasi Lionel Messi dhe portugezi Cristiano Ronaldo. Messi do të mungojë për shkak se e ka thyer krahun e djathtë, ndërsa Ronaldo tanimë është lojtar i Juventusit, transmeton Gazeta Express.

Barcelona hyn në këtë lojë në një formë më të mirë se rivalët nga Madridi. Katalonasit ndodhen në pozitën e dytë në tabelë, ndërsa Real Madridi në pozitën e tetë. Për Barcelonën do të ishte i mjaftueshëm edhe një barazim për ta marrë pozitën e liderët në ligë.

Barcelona i ka shënuar 10 gola më shumë se Real Madridi këtë sezon. Dallimi më i madh mes këtyre dy skuadra vërehet në statistikat për golat e shënuara nga aksionet më kreative. Nga aksione të tilla, katalonasit i kanë shënuar 14 gola, ndërsa rivalët e tyre vetëm pesë.

Nëse analizohen mënyra e sulmit, atëherë vërehet se skuadra e Ernesto Valverde sulmon me po të njëjtin intensitet në të dy krahët si dhe nga qendra, ndërsa skuadra e Julen Lopeteguit është e fokusuar në sulmet nga krahu i majtë.

Një statistike mjaft interesante është se Real Madridi ende nuk ka arritur të shënojë në 15 minutat e para të ndeshjes. Ndërsa Barcelona ka arritur ta dyfishojë rezultatin brenda çerekut të parë të ndeshjeve.

Lojtarët që kanë kontribuar më së shumti në gola:

Kombinimet më të shpeshta mes dy lojtarëve:

Dribluesit më të mirë në të dy skuadrat:

Më së shumti gjuajtje drejt portës: