Ka 10 muaj që Bedri Nika, Kryetari i Degës së LKD-së në Drenas, shfrytëzon byfenë që gjendet në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme pa paguar asnjë cent.

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Drenas, Bedri Nika, është arrestuarve të enjten si i dyshuar për pastrim të parave.

Sipas Prokurorisë Speciale, ai dyshohet se ka kryer veprat penale “Pastrim i parasë” “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

Gazeta Insajderi, merr vesh nga burime të saj, se ka 10 muaj që Nikaj e shfrytëzon byfenë, që ndodhet në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, pa pasur kontratë valide.

Sipas këtyre burimeve, përveç objektit Nikaj e shfrytëzon rrymën, ujin, invertarin pa paguar asnjë centë për to.

Gjithashtu, bëhet e ditur se pavarësisht se nuk paguante për qira dhe shpenzime të tjera, Nikaj ia dërgonte Ministrisë së Punëve të Jashtme çdo muaj një faturë në vlerën 500 euro për konsumimin e makiatove.