Jo rrallëherë zyrtarët shtetërorë s’i respektojnë shenjat e komunikacionit, shkruan Llapi.info
Nga tejkalimi i shpejtësisë, e deri te mos respektimi i semaforëve, zyrtarët po vazhdojnë të bien ndesh me shenjat rregulluese të trafikut.
E një prej tyre ka ndodhur edhe sot. Në bazë të pamjeve që ka siguruar Llapi.info shihet vetura zyrtare duke vazhduar rrugën, ani pse në semafor ka qenë e ndezur drita e kuqe.
Vlen të theksohet se mos-respektimi i shenjave në komunikacion ka rezultuar me aksidente të shumta, teksa edhe Policia e Kosovës po apelon te të gjithë pjesëmarrësit./Llapi.info








