Edhe zyrtarisht, pas disa viteve me ushtrues detyre, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë është bërë me drejtor, shkruan Llapi.info.
Në krye të këtij institucioni është emëruar doktori Ymer Llugaliu.
Emërimi i tij është bërë pasi Llugaliu ka arritur pikët më të larta për t’u bërë drejtor i QKMF-së, nëpërmjet një konkursi të shpallur nga Drejtoria për Shëndetësi në Komunën e Podujevës. Sipas konkursit, Llugaliu është përzgjedhur përmes komisionit.

Deri më tani, në krye të këtij institucioni kanë qenë vetëm ushtrues detyre, Fillimisht ushtrues detyre ishte emëruar Afrim Shabani, Zaim Thaçi, Fahri Llugaliu./Llapi.info






