Arturo Vidal ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Interin, duke përfshirë edhe opsionin për një të tretë, pasi largimit nga Barcelona.

Mesfushori ka kryer testet mjekësore të hënën, ndërsa njoftimi u bë zyrtar të martën në mëngjes.

Për 33-vjeçarin është rikthim në Serie A, pasi më herët kishte bartur fanellën e Juventusit në periudhën 2011-15.

Ai kishte punuar me trajnerin Antonio Conte në triumfin e tre titujve në Serie A dhe tash është ribashkuar me italianin.

Për Juven kishte pasur 124 paraqitje, duke realizuar 35 gola e duke asistuar 22 herë.