Ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës në futboll, Samir Ujkani ka vazhduar kontratën me skuadrën e Serie A, Torino edhe për një vit.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit torinez, transmeton Klan Kosova.
Për 32 vjeçarin ky do të jetë viti i dytë në këtë skuadër.
Ujkani, do të jetë portieri i dytë i ekipit italian, njësoi siç është edhe te Kosova.







