Zyrtarë hetues të zyrës së Prokurorit të Specializuar kanë hyrë në banesën e Kadri Veselit. 

Ata me vetë kanë pasur edhe disa pako.

Ndërkohë, para selisë së PDK-së janë duke qëndruar deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, si dhe zyrtarë të tjerë të PDK-së, por të cilët deri më tani nuk kanë dhënë detaje lidhur me atë se a ka filluar bastisja në zyret e kësaj partie.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme kryetarit të kësaj partie, Kadri Veseli i është konfirmuar aktakuza nga Dhomat e Specializuara dhe i njëjti është dërguar në Hagë.