Lokale - eSIMy

Ish-trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko edhe zyrtarisht ka marrë drejtimin e skuadrës nga Serie A, Genoa.

Kjo është zyrtarizuar edhe nga vet klubi italian, që zgjodhi një formë interesante, duke e postuar flamurin ukrainas në Twitter, shkruan Gazeta Express.

Dje, Genoa njoftoi shkarkimin e Ballardinit nga posti i trajnerit.

Shevchenko do të jetë pjesë e Genoas deri në vitin 2024.

Për pesë vite, Shevchenko ishte përzgjedhës i ekipit kombëtar të Ukrainës.