Sevilla ka kthyer në skuadër mesfushorin kroat, Ivan Rakitiq. Mesfushori është kthyer te Sevilla pas gjashtë vjetësh qëndrim te Barcelona.

Ai ka nënshkruar kontratë për katër sezone me skuadrën e re.

Në të kaluarën te Sevilla kishte qenë mes viteve 2011 dhe 2014.

Te Barcelona në 310 ndeshje, 32-vjeçari kishte realizuar 35 gola e kishte asistuar 42 herë.