Lokale - eSIMy

UEFA ka konfirmuar se finalja e Superkupës së Evropës që zhvillohet mes Bayern Munichut dhe Sevillës do të ketë tifozë të pranishëm.

Bavarezët eliminuan Paris Saint-Germainin 1-0 në finalen e Lisbonës me golin e shënuar nga Kingsley Coman të dielën e javës që shkoi.

Në anën tjetër, Sevilla arriti të mposhte Interin me rezultat 3-2 në finalen e Ligës së Evropës të mbajtur në Gjermani.
Fituesit e të dyja trofeve do të takohen në Budapest për të konfirmuar se cila është skuadra më e mirë në Evropë për vitin 2020.

UEFA ka bërë të ditur se do të lejojë futjen e 30% të tifozëve në stadiume, duke testuar kështu nëse është gjithçka e sigurt nga Coronavirusi.