Gjatë ditës së sotme, Llapi e prezantoi mesfushorin brazilan Bruno Arrabal, të cilin e ka transferuar nga skuadra e Kamzës nga Shqipëria, transmeton Llapi.info

Por, menjëherë pas prezantimit të tij, nga kjo skuadër është larguar mesfushori Gentrit Begolli.

Begolli e ka bërë të ditur largimin e tij nga skuadra e Llapit, pas dy viteve qëndrim te kjo skuadër.

Ai i ka falënderuar të gjithë për qëndrimin e tij te kjo skuadër, mirëpo nuk e ka bërë të ditur skuadrën e tij të re.

“Desha t’iu informoj se që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit FC Llapi. Dua t’i falemnderoj bashkëlojtarët me të cilët kam kaluar momente te mrekullushme, trajneret, kryesine dhe tifozerin e Llapit”, ka shkruar Begolli në Facebook./Llapi.info