Tetë kandidatë për deputetë nga Llapi, pa numëruar ata që kanë garuar nga qendrat e partive, kanë arritur t’i marrin votat e mjaftueshme për t’u bërë deputetë, shkruan Llapi.info.
Lëvizja Vetëvendosje në këtë Komunë ka arritur t’i çojë të pestë kandidatë, LDK, PDK dhe AAK vetëm nga një.
Fitim Haziri, Saranda Bogujevci, Vendenis Lahu, Driton Hyseni e Fatmir Humolli, janë kandidatët nga VV.
Agim Veliu nga LDK, Floretë Zejnullahu nga PDK dhe Besnik Tahiri nga AAK.
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje fitoi edhe në Komunën e Podujevës në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Llapi.info.
Sipas rezultateve të KQZ-së, VV ka arritur t’i kapë 25.899 vota apo 60.95 për qind, pasuar nga LDK 9.819 vota apo 23.18 për qind dhe PDK radhitet e treta me 4.717 vota apo 11.10 për qind./Llapi.info






