Edhe zyrtarisht është hequr taksa komunale për bizneset që operojnë në territorin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Ky vendim është marrë sot në Kuvendin e Komunës së Podujevës, ku në mbledhjen e mbajtur sot,  të gjitha partitë kanë votuar pro. Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

“Unanimisht Kuvendi i Komunës së Podujevës sot ka votuar për heqjen e taksës biznesore për ushtrimin e veprimtarisë së tyre. Ky vendim i Kuvendit, i liron bizneset nga një taksë krejt e panevojshme që iu është faturuar atyre për një kohë të gjatë.  Faleminderit asamblesë komunale për votimin e kësaj pike shumë të rëndësishme për heqjen e tarifës për bizneset”, ka shkruar ai./Llapi.info