Lokale - eSIMy

Edhe zyrtarisht, sot është emëruar kabineti i ri qeveritar në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Në një konferencë për medie, kreu i këtij ekzekutivi, Shpejtim Bulliqi duke prezantuar drejtorët e drejtorive, ka thënë se të gjithë të emëruar në krye të drejtorëve, sipas tij, janë profesionalë.

Bulliqi ka thënë se si drejtor të Drejtorisë së Inspektoratit ka emëruar Ajet Poterën. Potera është Ekonomist dhe master i shkencave në fushën e sigurisë

Ai ka qenë kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës në zgjedhjet e vitit 2017, e po ashtu edhe kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së në zgjedhjet e 6 tetorit./Llapi.info