Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, ka takuar ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, ku kanë diskutuar për vazhdimin e projekteve mes Kosovës dhe Zvicrës.
Sipas njoftimit për media, Hajdari dhe ambasadori Lebet kanë diskutuar për zhvillimin ekonomik të vendit, dhe për implementimin e projekteve dhe vazhdimin e tyre në mes Kosovës dhe Zvicrës.
Njoftohet se ambasadori Lebet ka siguruar ministren që Zvicra do të vazhdojë projektet që i ka me Kosovën, duke shprehur interesim të veçantë në projektet në fushën e menaxhimit të ujërave, që sipas ambasadorit është prioritet i Zvicrës.
“Ministrja theksoi rëndësinë e mbështetjes së mëtutjeshme të Zvicrës në mënyrë që të realizohen projektet zhvillimore që Kosova të ketë zhvillim më të mirë ekonomik dhe integrim”, thuhet në njoftim.






