Situatës kaotike me koronavirus që po mbretëron në botë, nuk ka mundur të i qëndroj imune as Zvicra.

Deri më tani janë 2 mijë e 330 të infektuar me COVID-19.

Prej tyre 18 persona kanë vdekur.

Për kët shkak shteti helvetik nga mesnata e sontme shpall një vendim ku detyrohen të mbyllen të gjitha restaurantet,baret dhe dyqanet.

Ky vendim i Qeverisë Federale Zvicerane vlen deri më 19 prill, raporton Neuer Zuricher Zeitung përcjell Klan Kosova.

Këto masa më të ashpërsuara shteti helvetik i ka ndërmarrë për të ndaluar shpërndarjen e koronavirusit dhe mbrojtjen e popullatës.

Lajmin e bëri të ditur presidetja e Federatës së Zvicrës Simonetta Sommaruga.