10.073 raste të infektimit me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Zvicër, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore atje.
Ndërkaq janë shënuar edhe 73 vdekje nga COVID-19, raporton Reuters, transmeton KOHA.
Totali i rasteve të konfirmuara në Zvicër dhe në Lihtenshtajn është rritur në 192.376, ndërkaq deri tash janë konfirmuar 2.275 raste të vdekjeve.






