Zvicra planifikon që së shpejti të fillojë dëbimin e një numri tüë madh të azilkërkuesve eritreanë. Bëhet fjalë për shqyrtimin e 3200 rasteve të shtetasve të Eritresë të cilët në Zvicër kanë status të qëndrimit të përkohshëm (Viza C).

Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) e ka konfirmuar këtë lajm që më parë kishte dalë nga hulumtimet që kishte bërë emisioni “Rundschau” i transmetuesit publik të Zvicrës, SRF.

SEM ka informuar mediat se janë duke u shqyrtuar rreth 3200 raste me status të përmendur dhe letrat e para në adresat e bartësve të statusit F tashmë janë dërguar.
Veprimin e vet SEM e mbështet në një vendim të Gjykatës Federale Administrative që ishte marrë verën e kaluar. Ai vendim e konsideronte kthimin e refugjatëve në Eritrea si një veprim “në përgjithësi të pranueshëm”.

Megjithatë, Zvicra aktualisht nuk ka mundësi të kthejë në mënyrë të dhunshme migrantë eritreanë në vendin e prejardhjes, pasi që nuk ka të nënshkruar marrëveshje përkatëse për pranim dorëzim me këtë vend afrikan.

Partitë e djathta e kanë përshëndetur këtë ndryshim të qëndrimit të autoriteteve, duke e quajtur si “realist” ndërsa partitë e majta e kanë quajtur atë “dëshpërues”, tranmseton albinfo.ch.

Mediet shkruajnë se se deri në vitin 2015 ministrja e drejtesisë dhe policisë, Simonetta Sommaruga, në resorin e së cilës hyn edhe azili, e kishte quajtur të paimagjinueshëm kthimin e refugjatëve në Eritrea.

Gjatë viteve të fundit në opinionin zviceran ka pasur disa herë raportime kundërthënëse reth përmirësimit ose jo të situatës së sigurisë në shtetin lindor afrikan.