Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thirr për nesër konferencë për medie për projektin e rrugës Prishtinë – Podujevë, raporton Llapi.info.
Siç ka bërë të ditur në një njoftim për medie, kjo konferencë do të mbahet nesër në ora 11:00, tek ura në fshatin Konushec.
“Nesër më 7 tetor 2021, ( e enjte), Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi do të mbajë një konferencë për media. Konferenca ka të bëjë lidhur me projektin e rrugës Prishtinë-Podujevë. Ndërsa, konferenca do të mbahet në ora 11.00, në fshatin Konushec, tek ura”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Konferenca do të mbahet së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Punimet në këtë magjistrale kanë nisur në vitin 2016, kur ministër i Infrastrukturës në ato kohë ka qenë Lutfi Zharku, ndërkohë që të njëjtat ende s’janë përfunduar./Llapi.info






