Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që nga sonte deri më 27 shtator mund të krijohen vërshime të shpejta që mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme.

Bashkim Kastrati nga ky Institut në një njoftim të publikuar ka thënë se këto vërshime mund të shkaktojnë rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim.

Këto probleme, sipas tij, mund të ndodhin sidomos në rajonin e Dukagjinit, ku përfshihen Gjakova, Juniku, Deçani, Peja, Klina, Malisheva dhe Rahoveci.“Nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Klinë, Malisheve, Rahovec), pastaj pjesa qendrore dhe verilindore e vendit, mund të krijohen vërshime të shpejta, të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim” – ka shkruar Kastrati ne Facebook.

Tutje, sipas Kastratit, këtë situatë mund ta vështirësojnë edhe reshjet nga java e kaluar që krijuan përmbytje në disa komuna.