Një incident zjarri ka shpërthyer në një parcelë me fidanë dekorativë në Podujevë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Një person ka raportuar se zjarri, i cili dyshohet të jetë shkaktuar nga pakujdesia, ka përfshirë një sipërfaqe prej 33 ari dhe ka shkatërruar fidanët e mbjellë me pisha dekorative.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se si pasojë e zjarrit që dyshohet se ishte shkaktuar nga pakujdesia është përhapur i janë djegur një sipërfaqe prej 33 ari e mbjella me fidanë-pisha dekorative në vlerë rreth 20, 000 €. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, njoftoi Policia.