Lokale - eSIMy

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se Maqedonia e Veriut ka mbyllur kufirin me Kosovën për shkak të zjarrit të ndezur afër tunelit-Stankovec.

Në njofitm thuhet se dretuesve të veturave i është kërkuar që të gjejnë rrugë alternative për të kaluar në drejtimin  Bllacë – Shkup apo anasjelltas.

“Sot, më datë, 07.07.2025  rreth orës 16:00 nga pala e RMV-së jemi njoftuar se në Maqedoninë e Veriut është  ndezur zjarr afër tunelit– Stankovec, në RMV dhe Policia e RMV-së e kanë ndalur qarkullimin e veturave dhe janë duke  i orientuar drejtuesit e veturave që të gjejnë rrugë alternative për të kaluar në drejtimin  Bllacë – Shkup apo anasjelltas. Për këtë arsyeje nuk ka qarkullim  në hyrje të PKK Hani i Elezit.  Në ora 16:20  pala e RMV-së e ka bllokuar edhe hyrjen në RMV për të gjitha automjetet për arsyeje të zjarrit, i cili është për rreth magjistrales Tunel – Stankovec. Për çdo informatë shtesë do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.