Problemet me zjarre nuk kanë të ndalur gjatë ditës së sotme.
Pas shumë raportimeve për vende të ndryshme, mbrëmjen e sotme edhe arat e fshatit Gërdoc të Podujevës janë kapluar nga flakët, raporton Llapi.info
Sipas pamjeve të siguruara, shihet zjarri i madh që ka arritur përkitazi me vendbanimet.
Ndërkohë, edhe gjatë ditës së djeshme zjarre ka pasur në shumë lokacione të Podujevës./Llapi.info








