Një zjarr ka përfshirë të dielën rreth orës 15:52 një sipërfaqe prej rreth 42 ari të mbjellë me grurë në Podujevë.
Sipas Policisë, në vendngjarje kanë intervenuar njësitet policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin.
Dyshohet se flakët janë përhapur nga djegia e mbeturinave në afërsi të arës.
Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e zjarrit.






