Lokale - eSIMy

Zjarre masive janë ndezur sot në fshatin Pakashticë të Podujevës.

E në vendngjarje ka dalur kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Ai ka treguar dëmet që u shkaktuan dhe u bëri thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm në këto ditë të nxehta vere.

Shkrimi i plotë:

Në orët e pasdites jemi ballafaquar me disa vatra zjarri në fshatin Pakashticë, ku për fat të keq është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha. Brigada e zjarrfikësve së bashku me Policinë e Kosovës janë në terren dhe po angazhohen me kapacitet të plotë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

I bëj thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura. Ndaj personave që shkaktojnë zjarrvënie të qëllimshme do të ndërmerren masa ligjore dhe do të gjobiten konform ligjit.