Lokale - eSIMy

Një dhomë në Shtëpinë e Pleqve në Mitrovicë është kapluar nga zjarri.

Zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar lajmin për KALLXO.com.

“Është lajmëruar se një dhomë në Shtëpinë e Pleqve është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit kanë intervenuar dhe e kanë fikur zjarrin”, ka thënë Zahiti.

Nga ky rast, sipas Policisë, asnjë person nuk ka pësuar lëndime.