Lokale - eSIMy

Një dhomë e një shtëpie është përfshirë nga zjarri këtë pasdite në rrugën “Bejtush Podujeva” në qytet, raporton Llapi.info.

Si pasojë e zjarrit janë djegur disa orendi, derisa intervenimi i shpejtë i zjarrfikësve, ka bërë që të evitohet përhapja e mëtejme e zjarrit.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Në vendin e ngjarjes, pos zjarrfikësve, kanë dalë edhe ekipet e Emergjencës, ato të Policisë së Kosovës dhe të KEDS-it.

/Llapi.info.

Më poshtë pamjet: