Lokale - eSIMy

Një incident zjarri ka ndodhur në fshatin Reqan të Prizrenit të shtunën.

Sipas policisë së Kosovë është përfshirë nga zjarri shtëpia pronë e ankuesit.

Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Si pasojë e zjarrit është djegur një pjesë e çatisë së shtëpisë si dhe një pjesë e katit të dytë të shtëpisë.

Policia tutje bën të ditur se gjatë fikjes së zjarrit një person është lënduar dhe i njëjti është dërguar në tretman mjekësorë.

Rasti është në hetime.