Lokale - eSIMy

Një zjarr i madh është përhapur në livadhe skaj rrugës “Qëndresa” në Podujevë, raporton Llapi.info

Në bazë të disa fotove dhe videove të siguruara nga Llapi.info, shihet duke u djegur me hektarë të tërë livadhi dhe bari i tharë, e që të rrezikuara janë shtëpitë përkitazi me zjarrin, i cili po ndihmohet edhe nga erërat.

Zjarri duket që ka filluar në ara, por se është duke depërtuar drejtë zonave të banuara.

Siç shihet në pamjet, ekipet e zjarrfikësve tani janë në vendin e ngjarjes dhe po mundohen t’i shuajnë flakët./Llapi.info

Më poshtë pamjet: