Një zjarr i madh ka djegur fusha, pisha e sipërfaqe pyjore në fshatin Bajçinë të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.
Nga zjarri i madh janë djegur me hektarë sipërfaqe fushore e pyjore, bën të ditur Policia e Kosovës.
“Është raportuar se është përfshirë një zjarr fushor në një sipërfaqe të madhe. Nga zjarri janë përfshirë dy hektar e hamullive, një hektar pisha pronë e komunës si dhe një hektar pyll pronë e ankuesit mashkull kosovar. Zjarrin e kanë lokalizuar njësiti i zjarrfikësve”, ka njoftuar PK.
Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës ka thënë se rasti po vazhdohet të hetohet.
Duhet theksuar se edhe këtë vit djegia e hamulloreve, pyjeve dhe maleve ka qenë dukuri tejet shqetësuese, përkundër thirrjeve të organeve të rendit që të evitohet një gjë e tillë./Llapi.info






