E ardhmja e Gareth Bale në Real Madrid është e paqartë, por Zinedine Zidane është përgjigjur me forcë ndaj pretendimeve se ai dhe Eden Hazard nuk do të ishin të përshtatshëm në të njëjtin ekip të Los Blancos.

Është e pritshme që belgu më në fund do të bashkohen me Real Madridin në verë, nëse do të besohen zërat, por nuk do të thotë që Bale ta lirojë vendin e tij.

Këtë e ka thënë trajner francez, Zidane, i cili ka shfryer ndaj kritikëve, duke thënë se lojtarët e mirë mund të luajnë të gjithë së bashku.

“Çfarë marrëzie”, u përgjigj fillimisht Zidane në konferencën për shtyp të para ndeshjes.

“Të gjithë lojtarët e mirë janë të përshtatshëm”.

“Ata thanë të njëjtën gjë për mua dhe Youri Djorkaeff – kjo është e pakuptimtë”, përfundoi francezi.