Lokale - eSIMy

Trupat ruse tani janë tërhequr plotësisht nga veriu i Ukrainës, kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Kjo ministri bën të ditur se disa nga ato njësi do të zhvendosen në lindje për të luftuar në Donbas.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se shkatërrimi që po zbulohet në qytetin e rimarrë të Borodyanka është më i keq se ai që është parë në Bucha.

Kryebashkiaku i Dnipros u ka kërkuar grave, fëmijëve dhe të moshuarve që të largohen nga qyteti qendror, pasi frika rritet nga luftimet në lindje të Ukrainës.

Rusia është suspenduar nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në një votim të OKB-së për shkak të pretendimeve për krime lufte.

93 vende votuan pro këtij vendimi, por shumë vende të tjera votuan kundër ose abstenuan.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba u kërkoi aleatëve të NATO-s në takimin në Bruksel që të siguronin armë dhe tha se ndihma është shumë e nevojshme.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca ishte “gati të bënte më shumë” për furnizimin e pajisjeve ushtarake. Duke folur pas samitit, ai tha se anëtarët “e kuptojnë dhe e njohin urgjencën”.